Coronavirusi, Donald Trump pezullon udhëtimet nga Europa në SHBA NULL NULL 12.03.2020 03:08 12.03.2020 03:08 Presidenti amerikan Donald Trump ka vendosur të mbyll kufijtë me Europën që nga mesnata e së premtës. ‘’Ne do të pezullojmë të gjithë udhëtimet nga Europa në Shtetet e Bashkuara për 30 ditët e ardhshme’’, njoftoi Trump, në një fjalim ku iu drejtua popullit amerikan nga Zyra Ovale. Kjo në përpjekje për të luftuar sëmundjen pandemike – Coronavirus, përcjellë Klan Kosova. “Virusi nuk do të ketë asnjë shans kundër nesh – asnjë komb nuk është më i përgatitur apo më rezistent se Shtetet e Bashkuara,” tha ai. Ai në adresimin e tij i’u është lutur amerikanëve t’i ‘lajnë duart’ dhe u ka premtuar ndihmë financiare për të ndihmuar të sëmurët dhe për të mbajtur ekonominë nga kolapsi. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Kuvendi i Madh i Pashkëve në Beograd, paralajmërohet për shpalljen e “botës serbe” (VIDEO) 31 minuta më parë