Corey Taylor njofton për albumin e parë solo, ndan dy këngë nga ai album NULL NULL 29.07.2020 15:35 29.07.2020 15:35 Corey Taylor ka njoftuar se do ta publikojë albumin e tij të parë solo, si dhe ka ndarë me fansat e tij dy këngët e tij të para. Albumi i quajtur “CMFT” do të dalë në shitje më 2 tetor përmes “Roadrunner Records”, dhe në të përfshihen një përzierje e këngëve të reja si dhe këngëve që datojnë nga vitet e tij të rinisë. Albumi është incizuar në studion “Hideout Studio” në Las Vegas, me producentin Jay Ruso-n, me Christian Martucci-n dhe Zach Throne-n në kitarë, Jason Chrstopher në bas si dhe Dustin Robert-in në bateri. Bashkë me njoftimin për albumin e ri, Taylor ka ndarë dy këngë të reja nga ky album, madje njëra këngë, “CMFT Must Be Stopped” ka po ashtu të realizuar videoklipin. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kulturë Rrëfimi i një nëne për të birin përmes librit "Dëshmia e një nëne" nga Shpresa Hoxha (VIDEO) 2 orë më parë
Kino dhe Teatër Nga sot në Teatrin Kombëtar fillon shfaqja "Kopshti i Hijeve", tregohet historia e familjes Bogujevci 7 orë më parë