15:59, 30 Korrik 2020

Corey Taylor ka dhënë një intervistë të re pas debutimit të tij me album solo, dhe ka thënë që e ka shijuar bërjen e këtij albumi me shumë gjasë më së shumti që nga ai i pari që e kishte realizur me Slipknot.

Frontmeni i “Slipknot” dhe i “Stone Sour” do ta publikojë albumin e titulluar “CMFT” më 2 tetor përmes Roadrunner Records, për cfarë njoftoi dje duke publikuar dy këngë, “CMFT Must Be Stopped” si dhe “Black Eyes Blue”.

“E dua atë që e kam bërë në të kaluarën, i dua projektet me të cilat kamë qenë i përfshirë, por ky sinqerisht ka qenë albumi që e kam bërë me më së shumti qejf që kur e kam bërë albumin e parë me Slipknot”, ka thënë Taylor për Kerrang!.

“Ta jepte shumë atë ndjesinë që, ‘po e bëjmë bashkë;. Nuk kamë ndierë dicka të tillë për një kohë vërtet të gjatë, njeri”.

Konkurs Pune

Lexo më shumë