“Copë copë”, shfaqja ku do të luajnë edhe gra nga strehimoret NULL NULL 31.03.2015 13:35 31.03.2015 13:35 Zana Hoxha Krasniqi ekskluzivisht për KultPlus shpalosi disa pjesë nga kjo shfaqje. Ajo tha se shfaqja quhet e tillë “Copë copë”, sepse është e ndërtuar nga copëza të inspiruara nga jeta e grave që janë të strehuara në strehimore, jetë të vërteta që i kanë mbijetuar dhunës. Kurse tekstin e shfaqjes “Copë copë”, e ka shkruar Blerta Zeqiri. Vetë Zeqiri tha se kjo shfaqje ka të bëjë me dhunën në familje dhe dhunën ndaj grave në shoqëri Një shfaqje krejt ndryshe nga ato që jemi mësuar t’i shohim. Rrëfime dhe ngjarje të vërteta që trajtohen brenda saj, është kjo shfaqja “Copë Copë”, me regji të Zana Krasniqit. Brenda shfaqjes do të paraqiten katër femra aktore, por kjo shfaqje nuk mbetet me kaq. Kastës së aktoreve që japin shpirt dhe emocion akoma dhe më të madh do t’i shatohen edhe gra nga strehimoret. Zana Hoxha Krasniqi ekskluzivisht për KultPlus shpalosi disa pjesë nga kjo shfaqje. Ajo tha se shfaqja quhet e tillë “Copë copë”, sepse është e ndërtuar nga copëza të inspiruara nga jeta e grave që janë të strehuara në strehimore, jetë të vërteta që i kanë mbijetuar dhunës. Sipas Krasniqit, rrëfimet janë nga tregimet që i kanë dëgjuar nga përvojat e tyre, gjithashtu janë copëza të krijuara për të paraqitur një anë tjetër të jetës sonë e cila ndonjëherë shkon pa e vërejtur dhe ndonjëherë flitet dhe nuk bëhet mjaftueshëm, e tërë këto janë copëza të asaj që na rrethon. “Unë jam e kënaqur që kamë mbërritur në këtë proces, kamë punuar edhe më herët shfaqje që kanë trajtuar fatin e gruas, qoftë luftën e fundit, ku gratë kanë qenë viktima të dhunës seksuale, qoftë dhunës në familje ose dhunën në forma të ndryshme psikologjike, dhunës si presion. Mirëpo kjo ka qenë si iniciativë që ne të bëjmë bashkërisht diçka për gratë që janë në strehimore dhe të cilat do të hynë në proces gjatë kësaj jave”, thotë për KultPlus Krasniqi. Ajo gjithashtu tregoi se për to ka qenë proces hulumtues, proces kërkues brenda vetës së tyre dhe rreth asaj që na rrethon. Krasniqi tha se kishte pasur fatin që në këtë ekip të punojë me artiste të cilat ju kanë dorëzuar këtij procesi dhe bashkërisht kishin krijuar diçka që në fund shpreson të dalë mirë. Tekstin e shfaqjes “Copë copë”, e ka shkruar Blerta Zeqiri. Vetë Zeqiri tha se kjo shfaqje ka të bëjë me dhunën në familje dhe dhunën ndaj grave në shoqëri. Sipas saj, shfaqja është e punuar në atë formë që paraqet pjesë të copëzave nga jeta e grave të ndryshme. “Puna e tekstit është një punë jo e zakonshme e punës, kjo ka qenë edhe njëra nga arsyet që mua më ka intriguar shumë dhe kam pasur dëshirë që të jem pjesë e kësaj shfaqjeje, sepse kemi shkuar, kemi takuar shumë gra nga strehimoret, kemi marrë copëza të rrëfimeve të tyre, kemi marrë edhe copëza të rrëfimeve të grave që kemi dëgjuar. Shfaqja është si gjysmë dokumentar, është normalisht e shkruar dhe e punuar në formë artistike, brenda saj ka normalisht edhe pjesë të trilluara, por sigurisht që ka edhe fragmente të vërteta. Shfaqja është e atillë që është në proces të vazhdueshëm” thotë Zeqiri.
Arte pamore 16-vjeçari kosovar nxjerr në shitje një pikturë për të ndihmuar të prekurit nga tërmeti në Turqi 2 months