Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

“Copat e thyera” të Hekuran Sokolit marrin vëmendje në Shkodër (FOTO/VIDEO)

NULL NULL
16.07.2023 12:19
Ekspozita
Ekspozita

Vapa e mesit të korrikut nuk i ndaloi artdashësit shkodranë që t’i vizitojnë 25 vepra artistike të një prishtinasi i cili për herë të parë po hapte ekspozitën personale në Shqipëri.

Ai kishte zgjedhur pikërisht Shkodrën e bukur si një qytet historik dhe si një çerdhe e kulturës, për ta shpalosur artin e tij gjeometrik, shkruan Klan Kosova.

Ashtu siç ishte paralajmëruar përmes intervistave, rrjeteve sociale dhe pllakateve, më 15 korrik rreth orës 20:00, në galerinë “Oda”, u bë hapja e ekspozitës “Copat e Mia të Thyera”, e cila bëri bashkë artdashës, turistë nga vende të ndryshme të botës, studentë, piktorë, shkrimtarë dhe poetë.

Disa nga emrat e njohur që ishin të pranishëm në hapje, janë piktori Musa Kalaveshi, piktorja Ikbal Kalaja, shkrimtari Xhahid Bushati, gazetarja Merita Coba dhe të tjerë.

Në një fjalë rasti, organizatorja Rozafa Shpuza, u shpreh se është shumë e gëzuar që artisti Hekuran Sokoli ka zgjedh galerinë “Oda” në Shkodër për ta hapur ekspozitën e tij të parë në Shqipëri.

“Kjo është ekspozita e parë që Hekurani e hapë në Shqipëri, ka zgjedhur Shkodrën, ka zgjedhur Odën dhe neve na nderon kjo gjë. Ne nuk do të kishim mundur ta shohim artin e tij, ndërsa sonte e kemi këtë mundësi, ta shijojmë dhe të kuptojmë sekrete nga krijimtaria e tij”, tha ndër të tjera Shpuza.

Ndërsa autori Sokoli u shpreh se është nder i madh për të që të ekspozojë në një qytet si Shkodra që i ka dhënë aq shumë kulturë botës shqiptare dhe më gjerë.

“Kur kam parasysh krijimtarinë që është bërë në Shkodër, si nga arti pamor, si nga muzika dhe letërsia, unë normal se ndjehem pak në siklet, por njëkohësisht jam shumë i lumtur”, tha ndër të tjera Sokoli.

Ekspozita “Copat e Mia të Thyera” do të qëndrojë e hapur në galerinë “Oda” për dhjetë ditë (deri më 25 korrik 2023), dhe artdashësit apo vizitorët do të mund ta marrin nga një katalog brenda të cilit janë deklarata e artistit, biografia dhe të gjitha punimet e kësaj ekspozite.

Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber.

BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS.

klankosova.tv

 

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

lajme të ngjashme