Cooper: Duhej të relaksohesha më shumë NULL NULL 26/05/2015 26/05/2015 Aktori Bradley Cooper, i cili aktualisht është i lidhur me modelen ruse Irina Shayk, tregon se nuk është aspak i penduar për jetën e tij, por do të kishte dashur të mos shqetësohej shumë kur ishte më i vogël. Cooper u shpreh se duhet të ishte relaksuar më shumë në të shkuarën e jo t’i marrë gjërat aq seriozisht. “E vetmja këshillë që do t’i jepja vetes sime do të ishte të mos shqetësohesha për asgjë, por tani nuk ka më vlerë” tha ai. Gjatë intervistës për revistën “People”, ai ka folur gjithashtu edhe për mikeshën e tij Emma Stone. “Ndjehem me fat që kam punuar pranë saj. Eshtë një femër me të cilën qesh shumë”,tha Cooper.
Kino dhe Teatër John Travolta i thotë lamtumirë 'më të dashurës' së tij Olivia Newton-John: "Të dua" 09/08/2022