11:50, 14 Korrik 2020

Kryetrajneri i Interit, Antonio Conte, ka thënë që nuk do të hezitojë që të largohet nga ky klub në rast se ata nuk janë të lumtur me punën e tij.

Ndonëse u duk se e nisi mirë sezonin e tij debutues te Zikaltrit, ata së fundi kanë pësuar një rënie të konsiderueshme duke ngritur kështu zërat për një largim të mundshëm të tij në fund të këtij stinori.

“Nëse të gjithë janë të lumtur me punën që po e bëj, mendoj që ashtu edhe qëndron nga ajo që më kanë thënë, atëherë nuk e shoh të udhës se pse nuk duhet të vazhdoj”, ka thënë Conte mes tjerash.

“Nëse nuk janë të lumtur me punën që po e bëj, atëherë nuk do të hezitoj që të largohem”.

Konkurs Pune

Lexo më shumë