Comodita, në dhjetëshen e shtandeve më të vizituara në panairin IMM Cologne - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Comodita, në dhjetëshen e shtandeve më të vizituara në panairin IMM Cologne

NULL NULL
17/01/2020

Kolni i Gjermanisë është destinacioni kryesor i cili mbledh dhjetëra dhe qindra vizitues nga datat 13 deri më 20 janar.

Qëllimi i pjesëmarrjes në këtë panair është promovimi i produkteve të reja, zhvillimi dhe rritja e eksportit.

Comodita Home me një ambient rreth 200 m2, me produkte të ekspozuara si shpuzë, dyshekë, toperë e jastëk, po përmbush kurreshtjen e shumë vizitorëve.

Comodita po vazhdon të jetë në dhjetëshen e shtandeve më të vizituara në panair.

Deri sot stafi i Comodita, ka arritur të realizojë më shumë se 300 takime.

Pas marrëveshjes me kompaninë kanadeze, si më e rëndësishmja në këtë panair, sot u mbajt takim me kompaninë gjermane Evonik – lider i prodhimit të kemikaleve.

Produktet e tyre janë kryesisht lënda e parë e prodhimit të shpuzës, njihet si më e mira dhe operojnë në më shumë se 100 vende të botës.

Vizita e tyre bashkë me drejtorin ekzekutiv, Eroll Shabi finalizoi një marrëveshje tjetër për furnizimit të mëtutjeshëm për një periudhë afatgjate, në projekte tjera të rëndësishme për kompaninë.

Në panairin IMM Cologne marrin pjesë 1158 ekzibitorë dhe në bazë të statistikave ky panair pret mbi 140 mijë vizitorë për këtë periudhë kohore.