11:04, 2 Prill 2020

“Comodita Home” ka dhuruar donacion për Qendrën e Studentëve në Prishtinë, derisa tash ajo është duke u shfrytëzuar si karantinë pas shfaqjes së Koronavirusit në Kosovë.

Kësaj qendre i janë dhuruar 1 mijë dyshekë dhe 5 mijë jastëkë si donacion, njofton Klan Kosova.

Drejtori i Qendrës së Studentëve, Fatmir Sfishta, është shprehur falënderues për ndihmën duke shtuar se ka qenë shumë e nevojshme që të ndodhë pasi që sipas tij edhe rezervat që kanë pasur janë shpenzuar.

Konkurs Pune

Lexo më shumë