Çollaku: Problemet në drejtësi po na pengojnë shumë NULL NULL 10.11.2015 21:27 10.11.2015 21:27 Ministri për Integrime Europiane, Bekim Çollaku, ka deklaruar në Zona B të Klan Kosovës se vërejtjet që jepen në Raportin e Progresit për drejtësinë në Kosovë janë të sakta dhe duhet të punohet në eliminimin e atyre problemeve, sepse “ato po na dëmtojnë shumë në rrugën tonë përpara”. Çollaku tha se Raporti duhet të analizohet ne saktësi dhe të gjinden pengesat. “Detyrë parësore është ta skenojmë raportin pikë për pikë dhe të dalim me një konkludim”. “Ne kemi nevojë të tregojmë rezultatet të prekshme dhe nuk po arrijmë të kemi kësi rezultatesh pikërisht për shkak të këtyre vërejtjeve në drejtësi që kemi në raportin e progresit”. “Siç janë; verdikte të stërzgjatura, me ndikime në gjyqësor, me kthimin e lendeve në pikën zero etj”. “Nuk mund të ia lejojmë vetes të kemi më raste grumbulluara që zgjasin nga viti në vit, nuk mund të ia tolerojmë vetës më raste të tejzgjatura”. klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dy të vrarë e 6 të plagosur në kryeqytet më 2024 - kritikë për masat ndëshkuese (VIDEO) 27 minuta më parë
Kosova “Jam familjare e Kurteshëve, por s’më punësuan ata, u punësova me meritë” (VIDEO) 33 minuta më parë