Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Çollaku nënshkruan marrëveshje 66 milionëshe me BE-në

NULL NULL
07.08.2015 12:09

Ministri i Itegrimeve Europiane, përmes profilit të tij në facebook, ka bërë të ditur se ka nënshkruar një marrëveshje me Bashkimin Europian.

Marrëveshja e arritur në mes të dyja palëve, parasheh një asistencë financiare për Kosovën.

“Sot e nënshkrova Marrëveshjen Financiare vjetore të radhës në mes të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian në kuadër të Instrumentit të Asistencës së Para-Anëtarësimit (IPA). Mbështetja financiare e këtij Programi është më shumë se 66 milion Euro”.

“Nën programin vjetor të veprimit të IPA do të mbështeten sektorët në vijim: Demokracia dhe Qeverisja, Sundimi i Ligjit dhe të Drejtat Themelore të Njeriut, Energjia, Konkurrueshmëria dhe Inovacioni, Bujqësia dhe Zhvillimi Rural. Fushat që mbulohen nga kjo Marrëveshje do të fillojnë të përfitojnë nga projekte që nga data 1 janar 2016:.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.