Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Çollaku: Lufta e Veselit kundër korrupsionit – gjetje e mirë, por pak kush i beson (VIDEO)

NULL NULL
20.09.2019 00:22

Analisti politik Adrian Çollaku ka thënë se është vështirë e besueshme kauza e kandidatit për kryeministër nga PDK-ja, Kadri Veselit, për luftën kundër korrupsionit dhe nepotizmit.

“Është gjetje e mirë e tij edhe pse pak kush i beson kësaj. E kemi përmendë disa herë që PDK-ja e ka përgjegjësinë më të madhe për nivelin e lartë të korrupsionit, por si gjetje për këtë fushatë ndoshta mund të jetë në rregull”.

Çollaku ka thënë në Analiza Zgjedhore të Klan Kosovës se kjo kauzë e Veselit është gjetje e mirë për dy arsye.

“E para për faktin që edhe aktivistët e PDK-së shpesh ju vinte marre t’u bënin ‘like’ përfaqësuesve të tyre sepse ju krijohej një imazh i atyre që janë të përfshirë në vepra të paligjshme dhe imazhi i të korruptuarve. Kadri Veseli me këtë fushatë i rikthejë këta aktivistët e PDK-së në kuptimin që tash ne jemi në ballë të kësaj lufte dhe në një formë mund t’i kthehet pozitivisht në mobilizim të strukturave dhe në votë”.

“Si arsye e dytë mund të jetë që ndoshta ja ka marrë këtë kauzë ndonjë partie opozitare, sidomos Vetëvendosjes. I pari e kapi luftën kundër korrupsionit”.

Por, ai ka shprehur dyshime se a do t’i besojnë elektorati PDK-së dhe Kadri Veselit.

“Si gjetje është në rregull, por çështja shtrohet se sa i beson dikush. Kadri Veseli ndoshta mund ta ketë seriozisht, por nëse e marrim të kaluarën janë dhjetëra raste që e bëjnë shumë pak të besueshëm që PDK-ja mund ta luftojë korrupsionin”.

 

 

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.