Çollaku: Kosova pret vendim meritor për viza - Klan Kosova

Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Çollaku: Kosova pret vendim meritor për viza

NULL NULL
13/11/2015

Ministri i Integrimit Evropian, Bekim Çollaku ka pritur sot në takime të ndara ambasadorin e ri të Austrisë në Kosovë, Gernot Pfandler si dhe ambasadorin e Sllovenisë, Miljan Majhen.

Me diplomatët Pfandler dhe Majhen Çollaku ka diskutuar për zhvillimet në Kosovë dhe i ka falënderuar për mbështetjen e vazhdueshme ndaj Kosovës e sidomos në fushën e integrimit evropian.

Duke diskutuar për agjendën evropiane, ambasadorët përgëzuan ministrin Çollaku për nënshkrimin dhe ratifikimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit mes Kosovës dhe Bashkimit Evropian.

Ndërsa sa i përket procesit të liberalizimit të vizave, ministri i Integrimit Evropian ka theksuar se pret që Komisioni Evropian të prezantoj raportin përfundimtarë ku do të konfirmohet se Kosova ka zbatuar të gjitha kriteret për liberalizimin e vizave.

Po ashtu ai iu ka thënë diplomatëve se Kosova pret që shtetet mike si Austria dhe Sllovenia të përkrahin heqjen e regjimit të vizave, për çka ka marrë rikonfirmimin e tyre, transmeton Klan Kosova.