Çollaku: Kosova meriton rekomandim pozitiv për liberalizim të vizave - Klan Kosova

Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Çollaku: Kosova meriton rekomandim pozitiv për liberalizim të vizave

NULL NULL
18/05/2015
Bekim Çollaku: Jam i bindur se raporti ynë do ta reflektojë përmbushjen e kritereve dhe do të dëshmojë se Kosova meriton plotësisht rekomandimin pozitiv për liberalizimin e vizave nga BE-ja.

Minisitri i Integrimeve Europiane, Bekim Çollaku, ka treguar se qeveria e Kosovës i ka kërkur kuvendit që t’i miratojë me procedurë të përshpejtuar pakon e projektligjeve që ndërlidhën me procesin e liberalizimit të vizave, shkruan Epoka e Re.

Çollaku po ashtu ka treguar se fundi i këtij muaji do te gjejë Kosovën të gatshme për ta dorzuar raporton përfudnimtarë për viza tek Komisioni Europian.

Sa i përket raportit Çollaku ka folur në terme pozitiv rreth tij.

“Jam i bindur se raporti ynë do ta reflektojë përmbushjen e kritereve dhe do të dëshmojë se Kosova meriton plotësisht rekomandimin pozitiv për liberalizimin e vizave nga BE-ja”, ka thënë Çollaku, në intervistën e tij dhënë Epokës së Re.