Çollaku inkurajohet për vizat NULL NULL 05/05/2015 05/05/2015 Ambasadori i Suedisë në Kosovë, Mats Staffansson gjatë një takimi që pati sot me ministrin e Integrimeve Evropiane Bekim Çollaku, i ka premtuar këtij të fundit mbështetje në procesin e integrimit të Kosovës në BE. Ambasadori i Suedisë në Kosovë, Mats Staffansson, i ka premtuar mbështetje ministrit për Integrime Evropiane Bekim Çollakut, në procesin e integrimit të Kosovës në BE. Diplomati suedez ka inkurajuar institucionet që të vazhdojnë me reformat e duhura lidhur me këtë proces. Këto premtime , Staffansson i bëri gjatë një takimi që pati sot me ministrin Çollaku, ku ky i fundit e ka njoftuar me përpjekjet që po bënë Kosova për të shtyrë përpara çështjen e liberalizimit të vizave dhe nënshkrimin e MSA-së, si dy prej prioriteteve të sivjetme përkitazi me rrugën integruese. “Ne kemi mirëpritur miratimin e MSA-së nga Komisioni Evropian dhe së shpejti presim të ndodh edhe nënshkrimi i saj. MSA-ja ka një rëndësi shumë të madhe për shkak se forcon marrëdhëniet Kosovë-BE me perspektivë të qartë të anëtarësimit”, citohet të ketë thënë Çollaku me këtë rast.