Cole te Roma vetëm rezervist NULL NULL 14.05.2015 15:44 14.05.2015 15:44 Të shtunën e fundit Ashley Cole u pa në tunelin e stadiumit San Siro në përballjen e Romës me Milanin. Me të dal nga aty ai zuri pozitën me 11 lojtarët tjerë rezervë të Romës. Cole që ishte njëri nga mbrojtësit më të mirë të krahut në botë, tani te Roma është zgjedhja e tretë e trajnerit Rudi Garcia. Ai edhe në mungesë të lojtarit Holebas që luan në pozitën e Cole, ka inkuadruar grekun Torosidis. Anglezi nga 47 ndeshje të Romës këtë sezonë ka lujatur në vetëm 16 prej tyre, pra përqindja e paraqitjeve të tij është 34%. Ndërsa në 11 ndeshjet e fundit ai nuk është paraqitur fare për klubin. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.