Çokollata për gjininë e bukur - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Çokollata për gjininë e bukur

NULL NULL
07.05.2015 15:49
Çokollata është e mirë për shëndetin tonë. Ajo mundë të ndikojë madje edhe më shumë në shëndetin e femrës.

Një hulumtim i fundit ka treguar se receptorët e dhimbjes reagojnë shumë më ngadalë nëse hamë çokollatë, poashtu Teobobona, substancë që gjendet në çokollatë mund ta zvogëlojë rrezikun e krijimit të preklampsisë, njërës nga komplikimet më të shpeshta me të cilat ballafaqohen shtatëzënat.

Një tjetër e mirë nga çokollata vie edhe për sindromin paramenstrual, ajo liron hormonin e lumturisë endorfinën dhe në këtë mënyrë e ulë anksiozitetin, e krahas kësaj është plot magnez e cila njihet si njëra nga arsyet më të mira të ngritjes së humorit.

Diçka tjetër të mirë nga çokollata kemi edhe për persona të cilët vuajnë nga sëmundjet e zemrës. Vullnetarët që rregullisht kanë ngrënë çokollata pa sheqer me 72% kakao, u zvogëlohet për 18% aktiviteti i enzimës që e shkakton shtypjen e lartë të gjakut.

E dijmë që kjo e fundit do të tingëllojë e pabesueshme, por hulumtimet kanë treguar se çokollata ju ndihmon të dobësoheni, ata që kanë ngrënë shpesh çokollata (disa herë në javë) janë më të dobët se ata që kanë ngrënë herë pas here.