Cohen nuk do ta luajë më si “Borat” NULL NULL 24.02.2021 19:56 24.02.2021 19:56 Sacha Baron Cohen i ka dhënë fund luajtjes së rolit të tij të famshëm, Borat Sagdiyev. Aktori 49-vjeçar, i cili është i nominuar për çmimin Golden Globes për punën e tij në filmin Borat Subsequent – zbuloi arsyen se pse do të largohet nga roli dhe mos vazhdimi me filmin e tretë. “U bë shumë e rrezikshme”, tha ai për ET. “Kishte disa herë që më duhej të vishja jelek antiplumb për të shkuar dhe xhiruar një skenë, dhe ti nuk dëshiron ta bësh atë shumë herë në jetën tënde. Isha goxha me fat që shpëtova këtë herë, kështu që jo, nuk do ta bëj prapë. Do të qëndroj me gjëra të shkruara”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.