Coca-Cola pezullon biznesin në Rusi NULL NULL 08.03.2022 22:00 08.03.2022 22:00 Coca-Cola po pezullon biznesin e saj në Rusi, pas pushtimit të Ukrainës nga ai vend, duke iu bashkuar McDonald’s, Starbucks dhe një mori korporatash të tjera amerikane. “Zemrat tona janë me njerëzit që po durojnë efekte të pandërgjegjshme nga këto ngjarje tragjike në Ukrainë”, tha një drejtues i Coca-Colës, në një deklaratë të shkurtër të martën pasdite, shkruan CNBC, përcjell Klankosova.tv. “Ne do të vazhdojmë të monitorojmë dhe vlerësojmë situatën me evoluimin e rrethanave”, thuhet mes tjerash. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dy të vrarë e 6 të plagosur në kryeqytet më 2024 - kritikë për masat ndëshkuese (VIDEO) 28/03/2024