Coca-Cola dhe McDonald’s kërkojnë largimin e Blatter NULL NULL 02.10.2015 22:33 02.10.2015 22:33 Dy sponsorët që e kanë përkrahur FIFA-n më së gjati, kanë kërkuar që Presidenti i FIFA-së, Sepp Blatter të tërhiqet nga kjo pozitë. Edhe autoritete zvicerane së fundmi kanë nisur hetimet ndaj të parit të organizatës më të madhe të futbollit në botë. “Çdo ditë që kalon, reputacioni i FIFA-së po shkatërrohet, pasi Blatter është aty” shkruan në një qëndrim të kompanisë Coca-Cola. Sipas tyre një largim i tij nga kjo pozitë, do të hapte rrugën që reformat në FIFA të fillojnë menjëherë. “Në javët e fundit të gjitha ato që fliten për FIFA-n kanë filluar që të ulin besimin dhe reputacionin” shkruan në një qëndrim të McDonald’s. Kandidatët më të përfolur për të marrë drejtimin e FIFA-së janë Michel Platini dhe Ali bin Hussein, transmeton Klan Kosova. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.