Çmimi i naftës bie mbi pesë përqind brenda javës - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Çmimi i naftës bie mbi pesë përqind brenda javës

NULL NULL
25.04.2023 21:18

Nëpër tregjet ndërkombëtare, çmimi i naftës ka pësuar rënie prej mbi pesë përqind.

Kërkesa për naftë pritet që të dobësohet, duke bërë që bankat qendrore të vazhdojnë t’i rrisin normat e interesit si masë për luftimin e inflacionit.

Çmimi për barrel në tregun londinez javën e fundit pësoi rënie prej 5.4 përqind, apo në 81.6 dollarë, përderisa në tregun amerikan një barrel është shitur për 5.6 përqind më lirë, ose me çmim 77.87 dollarë, raporton Hina, përcjell KlanKosova.tv.

Kjo rënie e çmimit ka pasuar pas një ngritjeje katërjavore dhe pritjeve për shtim të kërkesës.

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.