Çmimi i madh i Spanjës në Formula 1 ekskluzivisht në Art Motion

Çmimi i madh i Spanjës në Formula 1 ekskluzivisht në Art Motion

NULL NULL
nga Engjëll Bërbatovci 5 months më parë

Raundi i katërt në Formula 1 do të rikthehet pas vetëm një jave nga gara e kaluar që u zhvillua në Portimao.

Kësaj radhe, mikpritëse e 20 pilotëve më të mirë në botë do të jetë Çmimi i Madh i Katalunisë në Spanjë – pistë kjo e përvitshme në kalendarin e Formula 1, njëherësh pista testuese e para-sezonit për pilotët dhe bolidët.

Kualifikimet në Spanjë do të fillojnë nga ora 15:00, drejtpërdrejt në Art Sport 2.

Ndërsa gara e Grand Prix të Katalunisë do të fillojë të dielën në orën 15:00, ekskluzivisht në kanalin numër 22, Gurmania.

Lewis Hamilton për momentin është në vendin e parë pas tre garave të zhvilluara me 69 pikë.

Pas tij vjen holandezi i njohur si “Mad Max”, Max Verstappen me 61 pikë; ndërsa në shkallën më të ulët të podiumit është djaloshi i McLarenit, Lando Norris me 37 pikë.

Teksa Bottasi është në vendin e katërt me 32 pikë, kurse Sergio Perez në vendin e gjashtë me 22 pikë të grumbulluara.

FORMULA 1 – GRAND PRIX ITALIA

15:00 / KUALIFIKIMET – E SHTUNË / ART SPORT 2

15:00 / GARA – E DIEL / GURMANIA

klankosova.tv