Çmimi i madh i Italisë në Moto GP ekskluzivisht në Artmotion

Çmimi i madh i Italisë në Moto GP ekskluzivisht në Artmotion

NULL NULL
nga Engjëll Bërbatovci 5 months më parë

E SHTUNË
12:35   KUALIFIKIMET MOTO 3, MOTO 2 DHE MOTO GP  ART SPORT 2

 E DIEL
11:00   GARA MOTO 3, MOTO 2 DHE MOTO GP                   ART SPORT 1

Raundi i gjashtë në Moto GP do të rikthehet pas dy jave nga gara e kaluar që u zhvillua në Francë.

Kësaj radhe mikpritëse e pilotëve më të mirë në botë do të jetë Çmimi i Madh i Mugellos në Itali, pistë kjo e përvitshme në kalendarin e Moto GP.

Kualifikimet në Itali do të fillojnë nga ora 12:35, drejtpërdrejt në Art Sport 2 për tri kategoritë, ndërsa gara e Grand Prix të Mugellos do të fillojë të dielën në orën 11:00 ekskluzivisht në kanalin numër Art Sport 1.

Fabio Quartararo nga Yamaha është për momentin në vendin e parë duke grumbulluar 80 pikë.

Pas tij vjen Francesco Bagnia me 1 pikë më pak (79 sosh), ndërsa francezi Johan Zarco ka grumbulluar 68 pikë në vendin e tretë.

Spanjolli i rikthyer këtë sezon, Marc Marquez, është në vendin e 17-të me 16 pikë të grumbulluara.