Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Çmimi i madh i Francës në Moto GP ekskluzivisht në Artmotion

NULL NULL
nga Engjëll Bërbatovci 15.05.2021 09:00

Raundi i pestë në Moto GP do të rikthehet pas dy javësh nga gara e kaluar që u zhvillua në Spanjë.

Kësaj radhe mikpritëse e pilotëve më të mirë në botë do të jetë Çmimi i Madh i Le Mans në Francë, pistë kjo e përvitshme në kalendarin e Moto GP.

Kualifikimet në Francë do të fillojnë nga ora 12:35 dhe do të transmetohen drejtpërdrejt në Art Sport 3 për tri kategoritë, ndërsa gara e Grand Prix të Le Mans do të fillojë të dielën në orën 11:00 dhe do të transmetohet po ashtu ekskluzivisht në kanalin numër 22, Gurmania.

Francesco Bagnaia nga Ducati është për momentin në vendin e parë duke grumbulluar 66 pikë. Pas tij vjen francezi Fabio Quartararo me dy pikë më pak (64), ndërsa spanjolli Maverick Vinales ka grumbulluar 50 pikë në vendin e tretë.

Spanjolli i rikthyer këtë sezon, Marc Marquez, është në vendin e 15-të me 16 pikë të grumbulluara.

E SHTUNË
12:35              KUALIFIKIMET MOTO 3, MOTO 2 DHE MOTO GP           ART SPORT 3

E DIEL
11:00              GARA MOTO 3, MOTO 2 DHE MOTO GP        KANALI NR 22 – GURMANIA

 

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

lajme të ngjashme