Çmimi i Madh i Britanisë së Madhe me risi në Formula 1, këtë fundjavë ekskluzivisht në Art Motion

Çmimi i Madh i Britanisë së Madhe me risi në Formula 1, këtë fundjavë ekskluzivisht në Art Motion

NULL NULL
nga Engjëll Bërbatovci 2 months më parë

19:00 KUALIFIKIMET – E PREMTE ART SPORT 1
17:30 SPRINT RACE – E SHTUNË ART SPORT 1
16:00 GARA – E DIEL ART SPORT 1

Raundi i dhjetë në Formula 1 do të rikthehet pas dy jave nga gara e kaluar që u zhvillua në Austri. Kësaj rradhe, mikëpritse e 20 pilotëve më të mirë në botë do të jetë Çmimi i Madh i Silverstone në Britani të Madhe, që vjen me një kapitull të ri në botën e automobilizmit.

Në këtë garë do të jetë një format me ndryshime të mëdha, por cilat janë ato ndryshime? , E premte:

  • Praktika e parë, 60 minuta në mëngjes ku skuadrat kanë mundësi të zgjedhin 2 sete gomash sipas deshirës.
  • Kualifikueset normale do të zhvillohen pasdite me 5 sete gomash. Renditja e pilotëve në kualifikuese do të përcaktojë rënditjen në kualifikueset/garën Sprint ditën e shtunë.

E shtunë:

  • Praktika e dytë, 60 minuta në mëngjes ku skuadrat kanë mundësi të zgjedhin vetëm një set gomash sipas deshirës.
  • 100 km kualifikuese Sprint ose 17 xhiro në pistën e Silverstone me 2 sete gomash që skuadrat mund të zgjedhin sipas deshirës. Pozicioni në të cilën pilotet do të përfundojnë keto kualifikuese/garë do të jetë pozicioni për garën e te dielës.

Do të jepen pikë për tre vendet e para, përkatesisht 3, 2, 1 pike

E diel:

  • Gara e plotë me setet e mbetura të gomave.

Deri më tani, kampionatin e udhëheq Max Verstappen me Red Bullin e tij duke grumbulluar 182 pikë. Pas tij vjen britaniku Lewis Hamilton me 150 pikë ndërsa piloti i tretë me më së shumti pikë është Sergio Perez me 104 sosh.