Çmimi i madh i Azerbejxhanit në Formula 1 ekskluzivisht në Artmotion NULL NULL nga Engjëll Bërbatovci 05.06.2021 09:00 nga Engjëll Bërbatovci 05.06.2021 09:00 14:00 KUALIFIKIMET – E SHTUNË ART SPORT 1 15:00 GARA – E DIEL ART SPORT 1 Raundi i gjashtë në Formula 1 do të rikthehet pas dy javësh nga gara e kaluar që u zhvillua në Monaco. Kësaj radhe mikpritëse e 20 pilotëve më të mirë në botë do të jetë Çmimi i Madh i Bauks në Azerbejxhan, pistë kjo më e shpejta në kalendarin e Formula 1 dhe njëherësh pista më atraktive e kalendarit. Kualifikimet në Baku do të fillojnë nga ora 14:00 dhe do të transmetohen drejtpërdrejt në Art Sport 1, ndërsa gara e Grand Prix të Azerbejxhanit do të fillojë të dielën në orën 15:00 dhe do të transmetohet ekskluzivisht në Art Sport 1. Max Verstappen për momentin është në vendin e parë pas pesë garave të zhvilluara me 105 pikë. Pas tij vjen britaniku Lewis Hamilton me 101 pikë, ndërsa në shkallën më të ulët të podiumit është Lando Norris me 56 pikë. Bottas është në vendin e katërt me 47 pikë, kurse Sergio Perez në vendin e pestë me 44 pikë të grumbulluara. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.