Çmimi i Madh i Azerbejxhanit në Formula 1, ekskluzivisht në Art Motion

Çmimi i Madh i Azerbejxhanit në Formula 1, ekskluzivisht në Art Motion

NULL NULL
nga Engjëll Bërbatovci 3 months më parë

15:00 KUALIFIKIMET – E SHTUNË ART SPORT 3
15:00 GARA – E DIEL ART SPORT 1

Tri garave rresht nga bota e Formula 1 do i vijë fundi me garën në Çmimin e Madh të Austrisë. Pas vetëm një jave që u zhvilluan garat në të njëjtin shteg, por nën emrin e Styrias ku Max Verstappen me Red Bull triumfuan, në dy provat e lira që u zhvilluan të premtën u duk një përmirësim i dukshëm nga Mercedesi që duket se do të dueloj edhe më ashpër me Red Bullin.

Kualifikimet në Spielberg do të fillojnë nga ora 15:00, drejtpërdrejt në Art Sport 3 ndërsa gara e Grand Prix të Austrisë do të filloj të dielën në orën 15:00, ekskluzivisht në Art Sport 1.

Max Verstappen për momentin është në vendin e parë me 156 pikë. Pas tij vjen shtatë herë kampioni Luis Hamilton me 138 pikë. Vlen të përmendet se Hamilton sot ka nënshkruar një kontratë dy vjeçare me Mercedesin që do ta mbajë atë prapa timonit deri në fundin e vitit 2023. Në vendin e tretë rënditet Sergio Perez me 96 pikë.