Çmimet e naftës pritet të rriten pas sulmeve të ShBA-së ndaj Iranit NULL NULL 22.06.2025 10:34 22.06.2025 10:34 Çmimet globale të naftës pritet të rriten pas sulmeve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës ndaj Iranit. Carole Nakhle, drejtoreshë ekzekutive e Crystol Energy ka thënë se tani frika për përkeqësim të gjendjes është më e madhe. “Sulmet e ShBA-së e kanë çuar konfliktin në një nivel të ri dhe shumë njerëz kanë frikë se kjo vetëm sa do ta përkeqësojë një situatë të keqe”, u shpreh ajo. Nakhle gjithashtu foli edhe për mundësinë e rritjes së çmimeve të naftës, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv. “Kjo frikë do të reflektohet në një premium më të lartë gjeopolitik të shtuar në çmimet e naftës – askush nuk e di se sa përbën kjo, por si rregull i përgjithshëm, sa më e madhe të jetë frika, aq më i madh është premiumi”, shtoi ajo. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Lajme Sekretari i Mbrojtjes i SHBA-së: Sulmi amerikan shkatërroi programin bërthamor iranian 16 minuta më parë