Lajmet e fundit

Një dramë e jashtëzakonshme po zhvillohet në Superkupën e Kosovës në basketboll, ku një kosh spektakolar në të qindtat e sekondës ka shpëtuar Trepçën nga humbja dhe e ka dërguar duelin ndaj Bashkimit në kohë shtesë.
Kur kishin mbetur vetëm 1.6 sekonda lojë deri në përfundim të kohës së rregullt, skuadra mitrovicase ndodhej në disavantazh prej tre pikësh dhe fitorja e Bashkimit dukej punë e kryer, raporton Klankosova.tv.
Mirëpo, në sekondën e fundit në skenë doli Dardan Kapiti, ai mori përgjegjësinë dhe lëshoi një gjuajtje të pabesueshme nga gjysma e fushës, duke shënuar fiks me rënien e sirenës dhe duke barazuar shifrat në 87-87.