Cluj ia cakton çmimin Ermal Krasniqit, kërkon miliona euro për të NULL NULL 27.02.2023 12:31 27.02.2023 12:31 Klubi rumun CFR Cluj ia ka vendosur çmimin Ermal Krasniqit, lojtarit më në formë të këtij viti. Mesfushori kosovar ka bërë përshtypje që nga transferimi i tij dhe madje ka rënë në vëmendjen e Lazios. Cluj do 5 milionë euro në këmbim të futbollistit, kushdo që ka interesim ta transferojë atë. Për mesfushorin 24-vjeçar janë të interesuar edhe Torino, Udinese, Sassuolo dhe Genoa. Agjentët e Krasniqit kanë konfirmuar interesimin e Lazios dhe kanë përmendur se ka edhe klube të tjera që e duan atë. Krasniqi ka 2 gola dhe 1 asist që nga transferimi i tij te CFR Cluj. Ai është sjellë në dimër për 200 mijë euro, nga Ballkani.