Lajmet e fundit

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Artan Behrami në emisionin “Kosova Today” ka deklaruar se ish-krerët e UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi duan që Ushtria Çlirimtare e Kosovës dhe vetë Kosova të shpallen të pafajshme.
Pos tjerash, Behrami foli për nismën ligjore të PDK-së, për të cilën tha se ZPS-së ia heq mekanizmin me të cilin, sipas deputet, Prokuroria ka abuzuar, transmeton Klankosova.tv.
“Këto gjëra janë të qarta. Dënimin e krerëve të UÇK-së e do Serbia, ne kërkojmë pafajësinë e tyre. Sepse Hashim Thaçi, Kadri Veseli dhe të tjerët nuk e kanë me rëndësi a do të qëndrojnë edhe dy vjet, tri vjet në paraburgim, për ta është e rëndësishme që Ushtria Çlirimtare e Kosovës, që Kosova të del e pafajshme, që ata të dalin të pafajshëm. Kjo është beteja, dhe ligji është një mekanizëm për me e heq nga dora e Prokurorisë, një mekanizëm me të cilin ka abuzuar. Pra ligji e kthen drejtësinë në vend. Pse? Sepse deri sot Prokuroria ka pasur epërsi”, u shpreh Behrami në Klan Kosova.