11:50, 11 Prill 2019

Los Angeles Clippers kanë mposhtur Utah Jazz me rezultat 143-137 pas kohës shtesë.

Koha e rregullt mes tyre kishte përfunduar 126-126, në një takim që nuk vendosi shumë pasi që të dyja skuadrat tashmë e kishin të sigurt Playoff-in.

Grayson Allen me 40 pikë, pati më së shumti sosh te Jazz, ndërkaq te skuadra triumfuese, Montrezl Harrell pati më shumë, 24, aq sa pati Georges Niang te Utah.

 

Konkurs Pune

Lexo më shumë