Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Paul bën mrekullinë, Clippers në gjysmëfinale

NULL NULL
03.05.2015 10:42
Los Angeles Clippers ka kaluar në gjysmëfinalen e konferencës perëndimore në NBA. Ata eliminuan pas shtatë ndeshjesh San Antonio Spurs.

Clippers e kanë arritur të pamundshmen. Ata kanë eliminuar mbojtësin e titullit kampion, San Antonio Spurs, në lojën e 7-të të raundit të parë të serive të playoff-it, me rezultat të ngushtë 111-109 të shtunën në Staples Center. Gjithçka u vendos në sekondat e fundit të ndeshjes.

Një sekond pa përfunduar ndeshja, kur rezultati ishte i barabartë 109-109, koshin final e qëlloi Chris Paul nga një pozitë e vështirë, 1 sekondë para përfundimit të ndeshjes, kur para kishte qendrën Tim Duncan.

Loja ka qenë tejet dramatike, ka pasur 31 herë ndryshime të rezultatit dhe 16 barazime. Epërsia më e lartë gjatë ndeshjes është shënuar nga Spurs me 8 pikë, ndërsa nga Clippers me 6 pikë.

Në gjysmëfinalen e parë të konferencës perëndimore, Clippers luajnë me Houstonin. Në tjetrën takohen Memphis dhe Golden State.

https://www.youtube.com/watch?v=cx6Cq8PhRsE

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.