Clewlow: BE e paaftë për ta bindur Serbinë të pranojë reciprocitetin me Kosovën (VIDEO) - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Clewlow: BE e paaftë për ta bindur Serbinë të pranojë reciprocitetin me Kosovën (VIDEO)

NULL NULL
12/08/2022

Ish-oficeri britanik në Kosovë Ade Clewlow, e ka kritikuar Bashkimin Evropian në raport me zhvillimin e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Në emisionin Info Magazine në Klan Kosova, ai ka thënë se BE është treguar e paaftë që ta bindë Serbinë që ta pranojë një gjë që vetë ua kanë imponuar shtetasve të Kosovës kur ata udhëtojnë për në Serbi.

“Me të vërtetë mendoj se Bashkimi Evropian me ekipin e tyre kanë shumë përgjigje për të dhënë sepse siç e dimë u bënë tash sa vite që po ndërmjetësojnë bisedime dhe më duket e jashtëzakonshme që nuk janë në gjendje të sjellin Serbinë në atë pikë për të pranuar reciprocitetin me tabela e dokumente dhe me duken të paaftë që nuk po arrijnë thjeshtë ta bëjnë Serbinë të pranojë një gjë që vetë ua kanë imponuar shtetasve të Kosovës kur udhëtojnë për në Serbi”.

“Kjo reflekton sigurisht sjelljen e BE-së që ka karshi Serbisë dhe dëshirën që kanë për ta ofruar sa më shumë Serbinë më Unionin Evropian. Ky argument është minuar nga roli i Serbisë në mbështetjen që i dha narratives ruse në Ukrainë”.

“Kështu që mendoj se me të vërtete BE duhet ta shohë veten e saj në pasqyre dhe t’i thotë vetes nëse janë duke vepruar në interes të të dyja palëve”.

“Mund të duket si çështje e vogël, por mendoj se ka shumë rëndësi dhe mendoj se ka potencial që sërish në shtatorë të ketë një pikë ndezëse nëse nuk ka ndonjë ndryshim domethënës nga Beogradi”.

klankosova.tv