Çka u diskutua mbrëmë në takimin pozitë-opozitë? NULL NULL 04.04.2017 09:20 04.04.2017 09:20 Pozita dhe opozita kanë pasur një takim të gjatë të hënën pasdite. Në një takim ku qasje nuk kanë pasur as mediat, kanë diskutuar për temat aktuale politike nënkryetarët e partive politike në vend. Por për çfarë u diskutua aty ka treguar Naim Rashiti nga Grupi Ballkanik për Politika, i cili edhe e ka organizuar këtë takim. “Ishte takim shumë i gjate dhe jo i lehtë; u diskutuan temat e rëndësishme, dialogu me Serbinë, Asociacioni i komunave me shumice serbe, marrëveshja e Demarkacionit, zgjedhjet, legjislacioni kritik, Rregullorja e Kuvendit dhe procesi i vazhdimit të këtij dialogut”, ka shkruar Rashiti në profilin e tij në Facebook. Takimi ndërmjet pozitës dhe opozitës ka nisur dje në mesditë dhe ka zgjatur deri në orët e vona të natës. klankosova.tv
Kosova Haradinaj reagon pas sulmit ndaj Valon Sylës: Fjala e lirë është garancë e demokracisë 12/04/2023