Çka thotë Murati për rastin e Haradinajt? - Klan Kosova

Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Çka thotë Murati për rastin e Haradinajt?

NULL NULL
02/03/2017

Ministri i Diasporës, njëherësh kryetar i Lëvizjes për Bashkim, Valon Murati me anë të një statusi në llogarinë e tij në Facebook ka reaguar lidhur me vendimin e sotëm të gjykatës në Colmar të Francës për liderin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.

“Lufta çlirimtare sigurisht që është përpjekja më kulmore e popullit shqiptar për lirinë e Kosovës. Serbia tash e 18 vjet nuk po lënë gur pa lëvizur që këtë luftë ta denigrojë. Gjithashtu Serbia do të përpiqet që duke shfrytëzuar të gjitha mekanizmat të vazhdojë me përpjekjet për të destabilizuar shtetin e Kosovës dhe për ta shndërruar atë në shtet jofunksional”

” Ajo që po ndodh me Ramushin nëpër sistemin e drejtësisë franceze është produkt i këtyre përpjekjeve të Serbise. Ne duhet t’i përgjigjemi me përpjekje për të punuar me konsesus për të gjitha çështjet me rëndësi vitale kombëtare dhe shtetërore si dhe të punojmë seriozisht që të vëmë para opinionit botëror edhe njëherë të vërtetën mbi krimet shtetërore të Serbisë në Kosovë”, ka shkruar ai, transmeton Klan Kosova.