15:30, 20 Nëntor 2019

Krijimi i bebeve të modifikuar gjenetikisht është i justifikueshëm nga ana etike dhe shumë i dëshirueshëm, sipas një akademiku që merret më çështjet etike dhe shkencën në Universitetin Abertay.

Kevin Smith pretendon se rreziqet e redaktimit të gjeneve tani janë mjaft të ulta për të justifikuar përdorimin e tij me embrione njerëzore.

Smith tha që një “përpjekje etike e shëndoshë” mund të bëhet brenda dy vjetësh.

Vitin e kaluar, shkencëtari kinez He Jiankui pretendoi se kishte krijuar foshnjat e para të modifikuar gjenetikisht.

Kina tha që ai kishte vepruar në mënyrë të paligjshme dhe “në ndjekje të famës dhe fatit”.

Shkencëtarët redaktuan ADN-në në embrione njerëzore, të cilat ishin dhuruar nga çifte që nuk kishin më nevojë për to për IVF, për herë të parë në Mbretërinë e Bashkuar në 2017-ën.

Studimet moderne tregojnë se modifikimi gjenetik është mënyra e vetme për t’u marrë me gjenet e shumta të lidhura me sëmundjen brenda një embrioni.

Konkurs Pune

Lexo më shumë