Çka thonë prindërit për (mos)hapjen e shkollave? (VIDEO)

Çka thonë prindërit për (mos)hapjen e shkollave? (VIDEO)

1 muaj më parë

Kryetari i Këshillit të Prindërve, Ymret Reshiti, e ka mirëpritur vendimin e fundit të ministrisë së arsimit në lidhje me mundësinë e rikthimit të nxënësve në bankat shkollore.

Në një lidhje direkte për Edicionin Special në Klan Kosova ai u shpreh se këtij lajmi i janë gëzuar si nxënësit, ashtu edhe prindërit, sepse sipas tij, mësimi online nuk ka rezultuar me realizimin e pritshmërive mësimore.

“Lajmi qe ministria ka planifikuar që mësimi të zhvillohet në bankat e shkollës, i ka gëzuar pa masë nxënësit dhe prindërit. Ne e mbështesim iniciativën që mësimi të zhvillohet nëpër shkolla”.

“Këtë e kanë mbështetur edhe prindërit edhe nxënësit,  sepse mësimi online nuk ka rezultuar në realizimin e pritshmërive, prandaj ne do të ndjekim edhe praktikat e vendeve tjera, si Gjermania, e cila veç ka filluar që mësimin  ta zhvillojë në shkolla edhe përkundër pandemisë”.

“Ne si këshilli i prindërve jemi në kontakt me nxënësit dhe prindërit, dhe këta të fundit në vazhdimësi kanë qenë të interesuar që nga shtatori të nisim mësimin në shkollë”.

“Arsyet e gëzimit të prindërve dhe nxënësve janë se statistikat janë të verifikueshme që mësimi online s’ka qenë i  mjaftueshëm dhe se nxënësit që e kanë ndjekur mësimin online nuk e kanë arritur nivelin e dëshiruar të arsimimit”.

“Ne nuk duhet t’i shmangemi përgjegjësisë, por edhe kritikave të mundshme që dalin nga kryerja e detyrave. Prandaj ne të gjithë duhet të bashkëpunojmë dhe që mundësojmë që nxënësit t’i kthejmë në shkollë, gjithmonë duke i respektuar masat e IKSHPK-së”.

“Është detyrë e çdo prindi që t’i ndihmojnë nxënësit në respektimin e masave dhe rregullave. Kërkohet një disiplinim dhe prindërit duhet t’i japin këshillat dhe t’i mbikëqyrin fëmijët e tyre që masat të respektohen, në mënyrë që të ruhet shëndeti i të gjithëve”.

Çka thonë prindërit për (mos)hapjen e shkollave? – 14.08.2020 – Klan Kosova

Çka thonë prindërit për (mos)hapjen e shkollave? – 14.08.2020 – Klan Kosova

Publiée par Klan Kosova sur Jeudi 13 août 2020