Çka thanë Hajrizi dhe Begu për largimin e Engin Gençolut? (VIDEO) - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Çka thanë Hajrizi dhe Begu për largimin e Engin Gençolut? (VIDEO)

NULL NULL
nga Endrit Zogaj 10.05.2023 18:59

Askush nuk kishte menduar që trajneri turk, Engin Gençoglu do të largohet nga Trepça një ditë para ndeshjes së tretë finale përballë Pejës.

Klubi mitrovicas njoftoi sot përmes një komunikate se i ka ndarë rrugët me trajnerin me marrëveshje të dyanshme.

I befasuar ishte edhe ish-basketbollisti i “Minatorëve”, Naim Hajrizi. Megjithatë, ai po thotë që kundërshtarët nuk duhet të gëzohen.

Në ndeshjet e mbetura, skuadrën e Trepçës do ta drejton Ilir Selmani. E themeluesi i tifogrupit “Torcida”, Shefqet Begu beson fuqishëm në Selmanin. Madje ai i premton ekipit se “Torcida” nuk do t’i tradhtojë.

Ndeshja e tretë e serisë finale ndërmjet Trepçës dhe Pejës do të zhvillohet të enjten nga ora 20:00 në palestrën sportive “Minatori” në Mitrovicë.