Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Çka tha Veseli, e çka opozita pas seancës së ndërprerë? (VIDEO)

NULL NULL
01.10.2015 16:50

Kryeparlamentari Kadri Veseli, pa ndërprerjes së seancës parlamentare nga partitë opozitare, ka thënë se parlamenti nuk është një vend ku mund të luhet sikur në teatër dhe të krijohen skena dramatike.

“Kuvendi s’është teatër. Nuk do t’i lejojmë këto parti që t’ia imponojnë vullnetin e tyre shumicës”.

Veseli po ashtu është zotuar se nuk do të lejojë që të shpërthejë dhuna, si shprehje e pakënaqësive politike duke u shprehur se demokracia nuk arrihet me stupc por me punë.

opozita

Rreth situatës së fundit të krijuar në parlament janë prononcuar edhe partitë opozitare.

Këta të fundit thanë se do të vazhdojnë me bllokimin e seancës së Kuvendit të Kosovës  derisa kryeministri Isa Mustafa ta tërheqë nënshkrimin mbi marrëveshjet që sipas tyre janë të dëmshme për vendin.

Këta të fundit paralajmëruan se do të dalin edhe në rrugë me protesta për të kundërshtuar këtë.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.