Çka po ndodh me të bijën e Michael Jackson pasi tentoi të vetëvritej? NULL NULL 24.03.2019 17:30 24.03.2019 17:30 Paris Jackson është në një gjendje shumë më të mirë mendore që nga tentimi i saj pë t’u vetëvrarë. Ajo është duke kaluar kohë me miqtë, familjen dhe duke marrë këshilla nga njerëz që vërtetë interesohen për të. TMZ raportoi javën që shkoi se Jackson u nxitua në një spital të Los Angeles pasi u përpoq të bënte vetëvrasje duke prerë kyçet. Ajo u lirua nga spitali pak orë më vonë pasi u tha mjekëve se do të kërkonte trajtim në një objekt tjetër … por kjo nuk ndodhi kurrë. Të afërmit e Parisit e kishin shtyrë 20 vjeçaren të shkonte në rehabilitim, por pa sukses, kështu duke e lënë mirëqenien e saj në duart e saj. Burimet familjare tregojnë për TMZ se Paris po përpiqet të përmirësojë shëndetin e saj mendor dhe fizik, dhe se është e hapur për të dëgjuar njerëzit tek të cilët ka besim. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.