Çka përmbante marrëveshja mes komunës së Prishtinës dhe “Sunny Hill? (VIDEO) NULL NULL 15.06.2022 10:40 15.06.2022 10:40 Në muajin maj Kuvendi Komunal i Prishtinës, e kishte votuar dhënien e 17 hektarëve tokë kompanisë “Sunny Hill” për organizimin e festivalit. Lokacioni i këtij festivali ishte paraparë të ishte Bërrnica e Poshtme. Çka ishte paraparë të ndërtohej në Bërrnicë? Në hapësirën prej 17 hektarësh ishte paraparë të ndërtohej një park i madh me pemë të shumta e pjesë tjera gjelbëruese. Në këtë festival do të vendoseshin tre bina, ku do të përformonin këngëtarë me famë botërore gjatë katër ditëve të muajit gusht. Sipas marrëveshjes komuna e Prishtinës, do të mund të organizonte edhe festivale të tjera. Ndiqeni kronikën e përgatitur në emisionin “Ju flet Prishtina”, në Klan Kosova. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Kusari-Lila “e pengon” Tahirin teksa flet në foltore: Këtë detyrë duhet ta kryej Glauku, jo unë 1 orë më parë