Lajmet e fundit

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza i shkoi në zyre kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.
Takimi i tyre erdhi pak ditë para përfundimit të afatit kushtetues për zgjedhjen e presidentit të ri të vendit, çka do të evitonte shkuarjen në zgjedhje të reja, raporton Klan Kosova.
Për këtë, Kurtit i duhen votat e opozitës, derisa Hamza dhe partia e tij kanë një kërkesë që t'ia sigurojnë votat.
Ata duan votimin e projektligjit për ndryshimin e ligjit për Gjykatën Speciale.
PDK e konsideron këtë si urgjencë para zgjedhjes së presidentit, derisa VV e dëshiron të kundërtën.
Takimi mes kreut të VV-së dhe atij të PDK-së, nuk solli ujdi.