23:00, 23 Prill 2019

tra e vogël e Britney Spears, Jamie Lynn, iu ka përgjigjur spekulimeve rreth shëndetit mendor të këngëtares, transmeton Klan Kosova.

26 vjeçarja hyri në Instagram për të ndarë një video të vitit 2017 ku ajo mund të shihet duke mbrojtur Britneyn nga paparacët dhe një fqinji të zemëruar.

“10 vjet më parë, kush ishte aty? Kam qenë unë para të tjerëve dhe do të jem gjithmonë. E dua motrën time më shumë se gjithçka”, shkroi Jamie.

Britney thuhet se ka qenë në një spital të shëndetit mendor në fillim të këtij muaji, por është parë duke kaluar Pashkët me të dashurin e saj Sam Asghari gjatë fundjavës.

Konkurs Pune

Lexo më shumë