Çka ndodh kur njoftoheni me dikë përmes internetit? NULL NULL 30.09.2023 00:52 30.09.2023 00:52 Njoftimet në internet mund të shkaktojnë një sërë emocionesh, nga pritja e deri tek eksitimi. Kjo mund të ketë anë pozitive, por faqet e takimeve gjithashtu mund të krijojnë ndjenja të pasigurisë dhe të tilla të refuzimit. Është vlerësuar se rreth një në katër të rritur vuajnë nga një formë e problem të shëndetit mendor për shkak të njohjes online, shkruan The Sun, transmeton Klankosova.tv. Sipas ekspertëve, kur ndodhin takimet pas bisedave në internet, ndodh një lëshim i shtuar i hormoneve. Ata thonë se nëse jeni të varur nga çdo mesazh i dikujt, pajtoheni me të dhe veproni sipas asaj që thonë atëherë kjo është një shenjë treguese e një dinamike të fuqisë që mund të bëhet e dëmshme. Në këtë rast, sipas ekspertëve duhet të mundoheni të jeni më të distancuar. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.