“Çka m’vyn mu jeta ma me m’shku ky djalë?”, flet babai i rojes së plagosur në tentim-grabitjen e sotme (VIDEO) NULL NULL 08.03.2021 23:18 08.03.2021 23:18 Babai i njërit prej të plagosurve në tentim-grabitjen e sotme, Muhamet Krasniqi, ka thënë për Klan Kosovën se nuk është optimist për gjendjen e djalit të tij, ndonëse po lutet që të shpëtojë. Krasniqi mbeti i plagosur sot në një sulm me armë teksa bashkë me kolegun e tij, që të dy punëtorë sigurimi, po transportonin para. “Gjithmonë kam pasë frikë prejse o hi o punësu aty”, ka thënë prindi i tij, njofton Klan Kosova. “Gjithmonë mendojmë me shpresë që do të kalojmë mirë”. “N’gjoks [është plagosur]. Ishalla pshton, po une nuk jom optimist”. Krasniqi ka njoftuar se djali i tij e ka vetëdijen mirëpo ka humbur shumë gjak, teksa ka shprehur uratën që raste si ky i sotmi të mos ndodhin kurrë më. “Osht me vetëdije po ka shumë gjakderdhje. Ishalla shpëton”. “Lus Zotin ishalla tjerët shpëtojnë e nuk ndodh një rast i tillë më”. “Qet djalë t’vetmin e kam. Çka m’vyn mu jeta ma me m’shku ky djalë?” Ndërkohë, Klan Kosova ka mësuar se operacioni në Krasniqin ka pasur sukses, dhe se gjendja e tij është stabile. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.