Çka mund të ndiqni në episodin e 129-ët të serialit "Doktori i Mrekullive"?

Çka mund të ndiqni në episodin e 129-ët të serialit “Doktori i Mrekullive”?

NULL NULL
2 weeks më parë

Episodi i sotëm “Doktori i Mrekullive” fillon me kërkimin e Ferdas, ajo ende nuk është paraqitur në spital, kolegët dhe babai i saj filluan të merakosen.

Ferman po merret me gruan shtatzënë, përderisa po tenton ta qetësoj atë, pilotja thërret për të lajmëruar që të gjithë t`i lidhin rrypat sepse në këtë pjesë do të ketë turbulenca të mëdha.

Gjatë turbulencave, gjendja e udhëtarëve veçse nis të ndërlikohet, Aliu i kërkon Ezos që ta shikoj pulsin e një pasagjeri meqë ajo është afër tij.

Në ndërkohë Demir dhe Doruk bëhen gati për ta larguar thuprën e meltait ka këmba e pacientit, por pa e lajmëruar Tanxhun, megjithatë me ndihmën edhe të motrës Silvi ata ia dalin që ta largojnë nga këmba e pacientit ne fjalë.

Aliu e angazhon edhe Ezon me kujdes ndaj pacientëve, kërkon nga ajo vetëm që t`i flas pacienit pandal.

Pasagjerët po vjellin përsëri në aeoroplan, në ndërkohë që gjendja e gruas shtatzënë po ndërlikohet.

Pacienti i Demirit dhe Dorukut vazhdimishit flet për vajzën e tij, ai është bërë pishman se nuk e ka pranuar martesën dhe fëmijën e saj, sepse vajza e tij ishte e martuar me një njeri me ngjyrë.

Edhe pse avioi është i trazuar, Aliu nuk harron që t`i tregojë Nazël se nuk e ka ftuar Ezon që të vijë me të, dhe nuk dëshiron të keqkuptohet kjo gjë.

Më në fund piloti merr leje për zbritje pas 40 e pesë minutave, por oksigjeni që është në maska përsëri nuk do të mjaftojë deri në momentet e uljes në tokë.

Lecka e lagur me ujë të ftohet por pacienteve po ju vie e nxehtë, duke u bazuar në këtë Ali duket se është afër zbulimit të emrit ndaj këtyre simptomave.

Fermani kërkon përsëri nga pilotja që të ulë sa më shpejtë ajroplanin në tokë, sepse gjendja e pacientëve është tejet e rënduar, sidomos e gruas shtatëzënë, por nuk merr përgjigjje pozitive sepse pilotja ju kërkon që të durojn edhe për dyzet e pesë minuta.

Gjendja e Ahmetit po përkeqësohet në çdo moment, edhe pse në kushte jo adekuate Ali po mundohet që ta shpëtoj jetën e tij, në ndërkohë edhe gjendja e gruas shtatëzënë po ndërlikohet, Ferman thotë se nuk po i dëgjon lëvizjet e foshnjës.

Ferman edhe në këto kushte aspak të plotësueshme për një operim, po tenton që ta bëjnë prerjen cezariane për gruan e cila është drejtë lindjes.

Aliu me ndihmën e Ezos po ia largon gjakun me shiring nga koka Ahmetit, janë turbulencat e fluturimit ato që po e pengojnë kohë pas kohe këtë ndërhyrje.

Edhe Ferman gjendet në një situatë tejet të vështirë, ai bashkë me Nazël po fillojnë prerjen cezariane për ardhjen e foshnjës në jetë e cila fatmirësisht do të rezultojë e suksesshme.

Këto ngjarje dhe shumë të tjera interesante, do i ndjekim së bashku në episodin e rallës së “Doktori i Mrekullive” vetëm në ekranin e Klan Kosova.