Çka mësuam nga konferenca për shtyp e liderëve në Kiev? NULL NULL 16.06.2022 17:57 16.06.2022 17:57 Ja çfarë mësuam nga konferenca e përbashkët për shtyp me liderët e Gjermanisë, Francës, Italisë dhe Rumanisë, të cilët ishin në Kiev të Ukrainës për bisedime. Udhëheqësit thanë se mbështesin kërkesën e Ukrainës për t’u bashkuar Bashkimit Evropian dhe që këtij vendi duhet t’u jepet statusi i menjëhershëm i kandidatit. Kancelari Scholz i Gjermanisë tha se Ukraina dhe Moldavia i përkisnin familjes evropiane – por do të duhet ende të përmbushin kriteret për anëtarësim Scholz premtoi gjithashtu se Gjermania do të vazhdojë të mbështesë Kievin financiarisht dhe ushtarakisht për aq kohë sa i nevojitet Kryeministri italian, Mario Draghi, tha se në luftën e tyre kundër pushtimit të Rusisë, populli ukrainas po mbronte vlerat e demokracisë dhe lirisë që mbështesin projektin evropian. Presidenti francez, Emmanuel Macron, tha se Ukraina mund të llogarisë te aleatët e saj për mbështetje. Ai shtoi gjithashtu se nevojitej një lloj kanali komunikimi me presidentin rus, Vladimir Putin Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, tha se pushtimi nga Rusia ishte një sulm ndaj gjithë Evropës – dhe se vetëm veprimet e bashkuara mund ta ndalojnë atë. Ai shtoi gjithashtu se vizita e liderëve tregoi që Ukraina nuk ishte e vetme në luftën e saj Udhëheqësit thanë gjithashtu se më shumë armë po dërgoheshin në Ukrainë, duke përfshirë gjashtë armë të tjera Ceasar me rreze të gjatë nga Franca./BBC *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.