Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

“Çka ka shpija” në Klan Kosova, Rafuna: Çdo gjë do të jetë risi

NULL NULL
31.01.2022 13:32

Seriali “Çka Ka Shpija” tashmë do të jetë pjesë e televizionit Klan Kosova.

Ky serial ka arritur shikueshmëri të lartë, ku sipas autorit të tij, Naser Rafuna që nga fillimi i transmetimit, vetëm në kanalin youtube ka mbi 800 milion shikime.

Ai bëri të ditur se seriali tashmë do ta vazhdojë rrugëtimin në një shtëpi të re, përcjell Klankosova.tv.

“Rrugëtimi i serialit, nga tani e tutje ka një shtëpi të re: Klan Kosova,me mikërpritje tejet të ngrohtë, nga Drejtori kreativ e profesional z. Adriatik Kelmendi”, shkroi ai në një postim në rrjetet sociale.

Naser Rafuna për Klankosova.tv tregoi se do të ketë shumë gjëra të reja në kuadër të serialit.

“Mendoj që çdo gjë do të jetë risi, nga lokacioni i ri, skenografia dhe gjithçka tjetër. Mendoj se do të jetë si të niset nga fillimi mbarë, mirë e me sukses. Aktorët janë të njëjtë, por do të ketë edhe risi nëpër episoda”, u shpreh Rafuna për Klankosova.tv.

Ai gjithashtu bëri të ditur se xhirimet e serialit do të bëhen në hapësirat e Klan Kosovës.

Naser Rafuna si autor i serialit u prit nga Drejtori i Klan Kosovës, Adriatik Kelmendi, ku u bë edhe nënshkrimi i kontratës.

“Besoj tashmë po e dini, seriali juaj i dashur për shumë vjet, tash e tutje do ta vazhdojë rrugëtimin në televizionin tuaj të dashur Klan Kosova. Na shkoftë mbarë”, ka shkruar edhe Kelmendi në  llogarinë e tij në Facebook./Klankosova.tv.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.