Çka është projekti “Kujdesi në grup në 1000 ditët e para”? (VIDEO) NULL NULL 02/07/2022 02/07/2022 Këtë të shtunë në emisionin “Familja ime” në Klan Kosova u shpalos programi për kujdesin e 1000 ditëve, para dhe pas lindjes, për nënën dhe fëmijën nga organizata “Aksioni për nëna dhe fëmijë”, ku e ftuar ishte zyrtarja e programeve nga kjo OJQ, Hana Buçinca. Ajo tregoi se qëllimi i këtij projekti është që fillimisht të pilotohet në dy komuna përfituese, atë të Prizrenit dhe të Lipjanit, dhe pas vlerësimit të suksesit të avokohet për zgjerimin e këtij programi. “Do të kemi edhe takime me Ministrinë e Shëndetësisë dhe me akterë të tjerë, në rast që është e mundshme që të avokohet në hartimin e një udhëzuesi, ku nga kjo ndoshta do të krijohej një shabllon për implementim në të gjitha komunat” u shpreh Buçinca. Zyrtarja e programeve në “AMC” tha se shpresojnë që kjo do të shërbejë si mënyrë se si në të ardhmen do të ndiqen këshillat antenatale dhe postnatale. “Është shumë më e menaxhueshme që secila komunë të ketë fasilitatorët e vet, fasilitatorët do të jenë mamitë e përzgjedhura të cilat kanë interes dhe dëshirë me i mbajtë këto sesione”, u shpreh ajo. Buçinca tregoi se po planifikohet që fasilitatorët të cilët veçse janë trajnuar të bëjnë trajnimin e fasilitatorëve të tjerë.